Erdogan: Netanjahu, kasap i Gazës…

Ushtria izraelite nisi zgjerimin e sulmit në jug të Rripit të Gazës, duke mos e kufizuar betejën kundër Hamasit vetëm në qytetin e Gazës.

Por presidenti turk Rexhep Taip Erdoan e krahasoi Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu me Sllobodan Millosheviçin, duke e akuzuar se po kryen krime lufte.

“Kasapi i Gazës, Netanjahu, përveçse është kriminel lufte, është e qartë që do të gjykohet ashtu siç ndodhi me Millosheviçin”.

Duke folur para liederëve të Konferencës Islamike, Erdoan e quajti Gazën po aq të rëndësishme sa qytetet e tjera të mëdhenj të botës islame si Meka, Medina apo Stambolli.

Me zgjerimin e operacionit edhe në jug të Rripit të Gazës, organizatat humanitare japin alarmin se nuk ka më vende të sigurta për civilët palestinezë, të cilët nuk mund t’i shpëtojnë dot më luftës në vendin e tyre të izoluar.

Uashingtoni tha se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes përballë Hamasit, por bëri thirrje të mbrohen civilët palestinezë. Në gati dy muaj luftë kanë humbur jetën mbi 15 500 palestinezë, shumica civilë.