Ferma familjare në Barbullush/ Tre vëllezërit braktisin emigrimin, krijojnë fermën e tyre…

E nisën pas viteve 90- si mundësi për të jetuar duke mbajtur 2-3 lopë. Më pas 2 vëllezërit Albert dhe Anton Shelqetja, shtuan krerët duke e bërë një mini fermë të vogël në fshatin Barbullush të Vau Dejësit. Vëllai i vogël Aldo në ato vite ndodhej në Itali, por në vitin 2017, ai vendosi të braktisë emigrimin dhe t’u bashkohet vëllezerve. Të gjithë bashkë sot kanë arritur të mbarështojnë  150 krerë lopë.

Duke parë mundësinë e fitimit, familja vendosi përmes një kredie të blejë pajisjet më të mira, si për mjeljen , po ashtu edhe për sistemimin e tyre

Aktualisht familja Shelqetja arrin të përballojë me fuqi punëtore punët e fermës, por nese u jepet mundësia ato mendojnë ta zgjerojnë sërish duke vendosur rrënjët në vendlindje si mundësia më e mirë e të jetuarit.