Fonoteka, pasuria e Radio Shkodrës/ Mbi 5 mijë materiale të saj janë digjitalizuar vitet e fundit…

Share your love

Fonoteka e Radio Shkodrës përmban një pjesë të rëndësishme të historisë së këtij radiostacioni. Në të përfshihen: edicione informative, emisione kulturore, programe humoristike, emisione për fëmijë, rubrika sportive etj. “Muzika është një nga elementët me rëndësi që gjendet aty”, tregon mirëmbajtësja e fonotekës, gazetarja Blerta Cina.

Mbi 5 mijë materiale të fonotekës janë digjitalizuar tashmë dhe me këtë proces është marrë Muhamet Basha, ish-punonjës prej 30 vitesh i Radio Shkodrës.

Proçesi ka patur vështirësitë e veta thotë Basha.

Një pjesë e materialeve të Fonotekës së Radio Shkodrës janë ende të padigjitalizuara. Ato përbëjnë një pjesë të rëndësishme të pasurisë kulturore dhe shpirtit të këtij qyteti dhe jo vetëm të radios.

Share your love