Fotografi shkodran i botës së egër, Jetmir Troshani, është vlerësuar me Çmimin e Parë…

Fotografi shkodran i botës së egër, Jetmir Troshani, është vlerësuar me Çmimin e Parë dhe ka marrë Njohjen e Artë të Nderit në kategorinë Fotografia e Natyrës dhe Kafshëve të Egra nga Fondo Internazionale per la Fotografia (FIOF) Awards 2024. Fotografia e tij që shfaq “Elegant Dance of Common Buzzards” është vlerësuar maksimalisht në eventin “Orvieto Fotografia 2024” mbajtur në Itali nga 15-17 mars 2024.

Jetmiri prej vitesh po kontribuon në fotografimin e kafshëve e shpendëve kudo në botë, por veçanërisht të Liqenit të Shkodrës. Veprat e tij artistike jo vetëm dokumentojnë pasurinë e faunës sonë, por edhe po ndikojnë drejtpërdrejt në promovimin e kësaj pasurie të jashtëzakonshme që ka Shkodra.