Fshati ku jetohet si në mesjetë/ Banorët e Bleranit: S’kemi rrugë e ujë, mungon edhe energjia…

Share your love

Fshati Bleran në njësinë administrative Rrethina , vetëm 4 km larg nga Shkodra është një prej fshtarave i cili gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka njohur investime si në infrastrukturën rrugore

Pavarësisht apelit të bërë ndër vite, asgjë nuk ka ndryshuar duke i lënë banorët me shpresën se institucionet përgjegjëse do të kujtohen një ditë për problemet me të cilat përballen çdo ditë rreth 100 familje të kësaj zone.

Pjesen më të madhe të dimrit ky fshat e kalon në errësirë. Edhe në rastet kur këta tela këputen janë vetë banorët të cilët rrezikojnë jeten e tyre për ti riparuar . Amortizimi i rrugës aktuale e bën të vështirë lëvizjen në çdo periudhë të vitit, për këmbësorët por edhe drejtuesit e mjeteve. Asfaltimi i saj është një domosdoshmëri për lehtësimin e  lëvizjes së banorëve që duan të lidhen me qytetin e Shkodrës.

Share your love