Fshati që vuan për ujë/ Banorët e Grudës së Re: Janë shtrirë tubacionet , ujë nuk ka…

Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banorët e disa fshatrave në njësinë administrative Rrethina, mes tyre edhe ai Grudë e Re.Ky fshat sipas banorëve nuk është furnizuar asnjëherë siç duhet në këto 30 vite me ujë të pijshëm.

Familjet të cilat e kanë mundësinë ekonomike kanë hapur puse dhe e sigurojnë ujin përmes tyre, megjithatë uji nuk është në parametrat e duhura pohojnë vetë banorët. Gruda e Re ka një popullsi prej rreth 3 mijë banorësh, të cilët prej vitesh u duhet të përballen me mungesën e ujit.

RTSH kontaktoi me drejtuesit e Ujësjellës Kanalizme të Shkodrës, por ende jemi në pritje të marrjes së një përgjigje zyrtare, pasi tubacionet e ujit të pijshëm janë shtrirë në të gjithë zonën por ujë nuk ka.