Gazetarja Dibra: Asht e turpshme mungesa e gjakut në spitale për raste emergjencash…

Share your love

Një natë më parë në Shkodër u bë thirje për dhurim gjaku për një 27 vjeçare e cila u aksidentua. Fatmirësisht thirjes iu përgjigjen shumë qytetarë dhe gjaku u mblodh në kohë rekord.

Por gjëja më absurde në këtë rast është mungesa e gjakut ne spitalet e vendit dhe në këtë rast në spitalin rajonal Shkodër.

Këtë fenomen e ka denoncuar gezatarja Brunilda Dibra me anë të një statusi në rrjetin social META.

Statusi i gazetares Dibra:

“Asht e turpshme mungesa e gjakut në spitale për raste emergjencash e aksidentesh!
E kam provu në kurriz: Të duhet një qese gjak, më jep një qese gjak.
Po kur s’ke njerëz??!! Se ktu kanë ngelë veç pleq, pijetarë e të ligësht? T’i lejmë njerëzit me vdekë?
Boll me pazarllëqe, o ju mos u ngopshi!!”

Share your love