Gjendet trupi i kosovarit i cili ra në lumin Buna dhjetorin e vitit 2023…

Policia e Shkodres njofton gjetjen e trupit të shtetasit Kosovar i cili ra në lumin Buna duke humbur jetën dhjetorin e vitit të kaluar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion shtesë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi.