GJKKO vendos: Sali Berisha të izolohet në “arrest shtëpie” me policë te dera…

GJKKO ka miratuar sot masën “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në këtë mënyrë, Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK, për masë më të ashpër sigurie për Berishën, se sa ajo “detyrim paraqitje”, të cilën ish-kryeministri nuk e zbatoi.

Pas shtyrjes së vendimit disa herë gjatë javës, GJKKO dha vendimin këtë të shtunë. I pranishëm në seancë nuk ka qenë i pranishëm Berisha, por ai u përfaqësua nga avokatët e tij.

Më herë avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi.

Kërkesa e SPAK-ut

SPAK kërkon për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë.

Kjo masë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore.

Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamentit për t’i hequr atij imunitetin.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nën hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie arrest shtëpie.