Gresi Bajri shkruan historinë, arrin fitoren e parë në ITF pro për shqipërinë…

Po zhvillohet turneu profesional ITF World Tennis Tour Women’s “Antalya Series” 15K në Antalia të Turqisë gjatë datave 3-10 Mars 2024.

Tenistja shkodrane, Gresi Bajri ka arritur të shënojë fitoren e parë në një turne profesional të tenisit, pasi në kualifikime mposhti tenisten nga Rusia, Mariam Karadzhaeva me rezultat 6-1 6-1. Më këtë rast Gresi Bajri shkruan historinë pasi që është fitorja e parë e një tenisti/je nga Shqipëria në një garë të nivelit kaq të lartë ITF Pro.

Bajri në ndeshjen e radhës do të përballet me tenisten, Basak Eraydin.