Gruaja që jetoi në institucione/ Shkodër, 65 vjeçarja u rrit në shtëpinë e fëmijës dhe e mbylli në azil…

Diamanta Shekaj është 65 vjeç dhe prej një viti jeton në Shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.

Dhoma e saj në këtë është e mbushur me portrete të familjes që nuk e pati kurrë të bashkuar, pasi të gjithë jetën e ka kaluar në institucione shtetërore.

Dashuroi dy burra të cilët e braktisën. Kur kujton bashkëshortin e dytë, ndjen dhimbje, madje aq sa e ka të vështirë të tregojë se si e ka lënduar.

Solli në jetë 4 djem të cilët i ka larg nëpër Europë. Djali i saj i parë, Genti është pika e dobët, dhe në 65 vite jetë, momenti i saj më i vështirë lidhet me të.

Pavarësisht se nëna e braktisi që foshnje në institucionet shtetërore Diamanta ka gjetur lumturinë. Madje kohën kur jetonte në jetimoren e Shkodrës e kujton me nostalgji.

Genti, djali i madh i ka ofruar Anglinë, por Diamanta të lë pa fjalë me dashurinë që ka për Shqipërinë./abcnews.al