Hemodializa në Shkodër/ Rreth 90 pacientë marrin shërbim pranë këtij pavioni…

Nga viti 2016 reparti i ri i Hemodializës në Spitalin Rajonal Shkodër i shërben pacientëve të sëmurë me veshka nga i gjithë Qarku i Shkodrës

Pranë kësaj qendre marrin shërbim aktualisht rreth 90 pacientë.

Sipas stafit mjeksor të këtij instutucioni shëndetësor, ky repart ka lehtësuar dhe ndimuar në procesin e rehabilitimit të pacienteve.

Ndërsa shërbimi në repartin e Hemodializës ofrohet vetëm për moshat e rritura.

 Krahas shërbimit që vjen në bashkëpunim, nga partneriteti publik dhe ai privat Diavita, janë zhvilluar edhe disa aktivitete në kuadër të ditës botërore të veshkave me nxënës të shkollave me qëllim sensibilizimin e qyetarëve rreth sëmundjeve të veshkave.