![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2022/05/png_20220505_122819_0000-1024x512.png)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
Boksieri i kombëtares shqiptare, Adam Maca është shpallur nënkampion bote për peshën deri në 57 kilogramë, në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Yerevan të Armenisë për të rinjtë.
16-vjeçari me origjinë nga Mirdita, por i lindur në Angli është mposhtur nga rusi Platon Kozlov. Në finale, rusi ishte më i saktë me disa goditje, teksa pala shqiptare kundërshtoi disa nga vendimet e arbitrave.
Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për të rinjtë në boks, me sportistin shqiptar që është në rrugën e duhur. Një kontribut për këtë sukses ka edhe trajneri Klaudio Çekini.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/20231203_150207_0000-1024x256.png)
Në ecurinë e ndeshjeve, Adam Maca kaloi me fat në turin e dytë, aty ku mposhti uzbekistanasin Ibromihov Pahlovonjon dhe më pas fitoi ndaj Tsimur Siankevich. Në gjysmëfinale boksieri kuqezi kaloi kolegun nga afganistani Amanollah Sahak me rezultatin e pastër 5-0, për t’u mundur në finale nga rusi Platon Kozlov.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2020/02/reklamaaa.png)