Hodhi në erë automjetin e Preng Gjinit në 2020-ën, nipi i Kastriot Reçit informohej nga shefi i narkotikëve në Lezhë…

Share your love

SPAK ka zbardhur atentatin e vitit 2020 në Tiranë ku u hodh në erë makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë në atë kohë.

Në dosje thuhet se personi që kreu atentatin është nipi i Kastriot Reçit, Edison Reçi, bën me dije Report TV.  

Në njoftimin e SPAK theksohet se personi i cili informonte Reçin për të gjitha lëvizjet e Gjinit ishte Klodian Shahini, me detyrë shef i Seksionit të Trafiqeve  dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës.

Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit.

Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë.

Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve mes fiseve Reçi e Gjini, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë e mohoi.

Share your love