Hot i ri pa ujë/ Banorët: Nuk duam gjë tjetër vetëm ujë e rrugë…

Share your love

Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm është një ndër problemet më të mëdha me të cilin përballen mbi 300 familje në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina. Ky problem është prezent prej të paktën 20 vitesh në këtë zonë.

Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm bën që banorët të hasin vështirësi të shumta për sigurimin e ujit dhe zgjidhja e vetme që kanë është ndërtimi i puseve në mënyrë që të sigurojnë një sasi të vogël uji. Pavarësisht apeleve të kryera nga banorët, ende nuk është bërë asgjë nga institucionet përgjegjëse. Në nëntor të vitit 2021 ata kanë nënshkruar një peticion drejtuar bashkisë për zgjidhjen e këtyre problematikave.

Share your love