Humbin jetën dy të moshuar në Shkodër, njëri bie nga kati i 7-të i pallatit…

Share your love

Shkodër/Informacione paraprake

-Rreth orës 12:45, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, shtetasi Z. I., 74 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

-Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Share your love