I akuzuar për vrasjen e arkitektit italian, kush është 26-vjeçari i arrestuar në Dibër…

Mërgim Lazri, 26-vjeçari nga Dibra i shpallur në kërkim për grabitjen dhe vrasjen e arkitektit italian Roberto Mottura në shtëpinë e tij në Piossasco (Torino), është arrestuar së fundmi.

I riu i cili është dënuar me 16 vite burg për “bashëpunim në vrasje” nga autoritetet italiane, u arrestua gjatë një operacioni të koduar nga policia shqiptare “Sundimi i Ligjit”.

Për vrasjen e arkitektit italian, Roberto Mottura, më 9 qershor 2021, 31-vjeçari shqiptar Emirjon Margjini është dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas gjyqtarëve italianë, 31-vjeçari ka hapur zjarr ndaj 49-vjeçarit duke e lënë të vdekur.

Bashkëpunëtori i tij Mërgim Lazri ishte liruar nga burgu pas arrestimit, pasi provat nuk ishin cilësuar të mjaftueshme nga gjyqtarët gjatë hetimeve paraprake.

Pas grabitjes së armatosur e cila dështoi, pasi i zoti i shtëpisë mbeti i vrarë, shqiptarët u strehuan tek disa bashkëatdhetarë të tyre. Ata u arrestuan pak kohë më pas, pasi u akuzoheshin për krime të lehta dhe u shpallën të pafajshëm.