I biri u kthye në vajzë, Musk flet për ndarjen e dhimbshme me të: Në shkollë i bënë shpëlarje truri…

Share your love

CEO i Tesla, Elon Musk ka rrëfyer disa të pathëna nga jeta dhe familja e tij në librin që pritet të dalë javën e ardhshme.

Në një fragment  të librit, miliarderi Musk pretendon se djali i tij, Javier, i cili vendosi të ndryshojë gjininë dhe të bëhet Vivian, pretendon se vajza e tij është një komuniste e flaktë dhe fajëson shkollën  që  ndoqi për bindjet e saj politike.

Musk pretendon se vajza e tij “komuniste”, Vivian beson se “kushdo që është i pasur është i keq” dhe akuzon shkollën e mesme private Santa Monica Crossroads për “shpëlarje truri” të saj.

Këto komente janë publikuar në një fragment të biografisë së Musk, redaktuar nga autori Walter Isaacson.

Për Musk, largimi nga vajza e tij transgjinore ishte e dhimbshme. Fëmija 19-vjeçar i Musk ndryshoi gjininë vitin e kaluar, nga djalë në vajzë. Emri në letërnjoftimin e saj është Vivian Jenna Wilson, me nënvizimin në dokumentet ligjore se “nuk dëshiron të ketë më asgjë” me babain e saj miliarder.

Share your love