I vetmi në Shkodër i punimeve qeramike/ Edis Kadia: Profesionit nuk do t’i ndahem, e nisa që në moshë të re…

Edis Kadia nga qyteti i Shkodrës është një i ri me plot ambicie. Ai sjell artin në forma të ndryshme nëpërmjet skulpturës, pikturës dhe poçerisë. Edisi e ka nisur profesionin që në moshë të re, duke marrë mësimet e para me profesorin Skënder  Kraja. Ai është i vetmi zanatçi në Shkodër për pjesën e punimeve me baltë qeramike.

Procesin e punës e kryen në atelienë e tij e më pas Edisi punimet i ekpozon për shitje.  Disa nga to i takojnë zejes së poçerisë, por nuk mungojnë as punimet me motive tradicionale deri te ato abstrakte.

Galeria e tij është e hapur për çdo të interesuar teksa pranon me dhjetra vizitorë gjatë vitit.