IKMT aksion për ndërtimet pa leje në fshatin Zogaj…

Shpërndaje

Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit ka zhvilluar këtë të mërkurë një tjetër aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje, kësaj here në fshatin turistik Zogaj. Në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Shkodër dhe policinë e Shtetit ato kanë kryer aksionin në këtë objekt me sipërfaqe rreth 660 m2. Pronarët e këtij objekti ishin lajmëruar disa herë nga instituccionet përkatëse për ndalimin e punimeve pa leje por për shkak të mosrespektimit të vendimit, IKMT ka ndërhyrë ditën e sotme për prishjen e këtij objekti që ishte ende në fazë ndërtimi.

Sipas informacioneve, IKMT dhe IMT në bashkinë në bashkinë Shkodër kanë hartuar një plan për ndërhyrjen në 48 objekte të ndërtuara pa leje, prej të cilave disa edhe në plazhin e Velipojës. Aksionet do vijojnë çdo ditë deri në shembjen e të gjitha ndërtimeve pa leje të ndërtuara kryesisht në zonat e mbrojtura. Një ndërhyrje e tillë ishte lajmëruar prej ditësh nga institucionet, ndërkohë që puna pritet të vijojë sipas planit të parashikuar.

Shpërndaje