Inertet mbulojnë brigjet e Kirit/ Depozitimi i mbetjeve po dëmton edhe shtratin e lumit…

Kjo është situata aktuale pranë brigjeve të lumit Kir.

Tonelata mbetjesh inerte hidhen pa kriter në këtë zonë duke u kthyer në një problem mjaft serioz .

Depozitimi i mbetjeve të ngurta përbën shqetësim jo vetëm për banorët , por  po dëmton edhe shtratin e lumit Kir .

Devijimi i rrjedhës së lumit Kir , për shkak të ndotjes që po i bëhet shtratit të tij,  pasohet nga dëme të mëdha mjedisore.

Edhe pse në disa raste ka patur premtime se personat që ndotin këtë zonë duke hedhur inerte do të ndëshkohen me masa administrative gjobë, sporadike kanë qenë rastet kur personat e papërgjegjhëm janë përballur me ligjin.