Infermieri i palodhur/ Dan Rrahi prej 37 vitesh ushtron profesionin e infermierit…

Ky është Dan Rrahi infermier në Njësinë Administrative Postribë, prej 37 vitesh ai shërben me përkushtim dhe profesionalizëm të gjithë pacientëve .

Dani e ka nisur këtë profesion para viteve 90-të, ku nisi punë në në zona të thella malore të Shkodrës

Infermieri tregon se gjatë viteve është përballur me shumë vështirësi, por ndjehet krenar për këtë profesion që vijon ta bëjë me pasion si ditën e parë të punës.

Ka punuar në kushte të veshtira, e mesazhi qe jep për infermierët e rinj është të vlerësojnë kushtet e punës, të cilat nga viti në vit janë përmirësuar.

Megjithëse ka edhe disa vite për të dalë në pension,  infermier Dani asnjëherë nuk do të ndalet pasi dëshira e tij madhe është për t’u ofruar ndihmë njerëzve që kanë nevojë.