Ish-kreut të ARRSH i gjenden piktura me vlerë dhe shuma të mëdha parash, Berberi: I kam pikturuar vetë…

Share your love

Mësohen detaje të reja nga arrestimi i Evis Berberit, ish-kreut të ARRSH me urdhër SPAK.

Berberi u arrestua mbrëmjen e djeshme dhe akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Mësohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nga agjentë të BKH-së dhe SPAK janë gjetur piktura me vlerë dhe shuma të mëdha parash.

Berberi ka mohuar se pikturat janë “ryshfet” ashtu siç janë konsideruar nga SPAK, por ka deklaruar se i ka pikturuar vetë.

Gjithashtu gjatë kontrolleve në banesë, i janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Gjithashtu kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Ai u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Verdhon.

Share your love