Izraeli bombardon autobusin e pasagjerëve që transportonte civilë në jug të Gazës…

Ka të vdekur dhe të plagosur në sulmin ku Izraeli vendosi në objektiv autobusin e pasagjerëve në jug të Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Brendshme në Gaza thuhet se Izraeli bombardoi një autobus që transportonte civilë në Bulevardin 10 në jug të Rripit të Gazës nën bllokadë.

Po ashtu në deklaratë thuhet se si pasojë e sulmit ka të vdekur dhe të plagosur.