Izraeli ka vendosur në objektiv xhamitë dhe shtëpitë në sulmin ndaj Rripit të Gazës…

Izraeli gjatë sulmeve kundër Rripit të Gazës ka vendosur në objektiv 3 shtëpi, 2 xhami dhe një qendër radioje dhe se si pasojë ka të vdekur dhe të plagosur, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Gazës thuhet se forcat izraelite bombarduan 3 shtëpi në sulmin ajror ndaj Gazës. Sipas të dhënave paraprake ka të vdekur dhe të plagosur por nuk jepet një shifër e qartë. Theksohet se ka njerëz që kanë mbetur nën rrënojat e strukturave të shembura.

Ministria e Fondacioneve dhe çështjeve fetare në Gaza në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se në sulmet ajrore që vazhdojnë që nga dje e deri më sot janë vendosur në objektiv dy xhami dhe qendra e radios së Kuranit e lidhur me ministrinë.

Ministria dënoi goditjen e xhamisë El-Emin Muhammed në perëndim të Rripit të Gazës, të xhamisë Muhammed el-Habib në Khan Younis në jug dhe të qendrës së radios në kullën tregtare palestineze.

“Vendosja e xhamive, qendrave fetare në objektiv është shkelje e shenjtërisë dhe ndalohet nga të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën në të cilën komunitetit ndërkombëtar i bëhet thirrje “të kalojnë menjëherë në veprim për mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të adhurimit dhe që autorët e sulmeve të mbahen përgjegjës për krimet që vazhdojnë kundër popullit të Palestinës”.