Izraeli refuzon rezolutën e OKB-së për armëpushim në Gaza…

Izraeli ka refuzuar thirrjen për armëpushim në Gaza të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Kohen (Eli Cohen), e konsideroi të neveritshme një kërkesë për armëpushim në Rripin e Gazës ndërsa theksoi se Izraeli synon të eliminojë Hamasin.

“Ne e refuzojmë drejtpërdrejt thirrjen e neveritshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një armëpushim”, shkroi ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen në X, platforma e njohur më parë si Twitter.

“Izraeli synon të eliminojë Hamasin ashtu siç u përball bota me nazistët dhe ISIS-in”, theksoi ai në reagim.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi një ditë më parë për të miratuar një rezolutë që bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Gjithsej 120 vende votuan pro rezolutës, ndërsa 14 vende, përfshirë SHBA-në dhe Izraelin, votuan kundër. 45 vende të tjera abstenuan nga votimi.

Në një fjalim pas miratimit të rezolutës, ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan tha se me një kërkesë të tillë OKB tregoi se nuk ka më legjitimitet. 

Sot është një ditë që do të bjerë në turp. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë se OKB-ja nuk ka më as legjitimitet apo rëndësi.

Shumica e komunitetit ndërkombëtar ka treguar se preferon të mbështesë mbrojtjen e terroristëve nazistë në vend që të mbështesë shtetin ligjor të Izraelit për të mbrojtur civilët e tij,” tha ambasadori./CNN