Jep dorëheqjen drejtori i AKU Shkodër…

Jep dorëheqjen nga detyra si Drejtor Rajonal i AKU Shkodër Gjergj Sokoli. Ai ka qënë emëruar në këtë detyrë si përfaqësues i PSD të Tom Doshit që në Shtator 2021 detyrë të cilën e mbajti për gati 3 vite.

Marrëdhënia mes Partisë Socialiste dhe Socialdemokratëve të Tom Doshit duket se ka pësuar krisje dhe kjo u vu re në mbledhjen e fundit të këshillit të bashkisë Shkodër.

Largimi i këshilltarëve të PSD-së nga mbledhja e këshillit bashkiak solli edhe prishje të numrave, duke bërë që mbledhja të dështojë për mungesë kuorumi.