“Jo betonizimit në zonat e mbrojtura” / Deputetja Zhupa: Padi në Gjykatën Kushtetuese, nëse Presidenti e dekreton ligjin…

Shkodra ishte ndalesa e radhës e deputetes së PD-së, Ina Zhupa, në kuadër të takimeve kundër ligjit për “Zonat e Mbrojtura”. Në një prononcim për mediat, Zhupa tha se ky ligj cenon mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, si edhe betonizon zonat e mbrojtura në vend.

Më tej, Zhupa theksoi se nëse ky ligj dekretohet nga Presidenti, atëherë deputetët e opozitës do të drejtohen me një padi në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë takim merrnin pjesë ekspertë dhe anëtarë të shoqërisë civile të Shkodrës.