Justina Alija në mbështetje të Benet Becit: Shkodër-Loce voto Njeriun e Punës…

Unë e quaj fatmirësi, unë e quaj shans që z.Benet Beci iu kthye ma në fund Shkodër-Loces së tij, e do t’i përkasi Asaj, e jo ma gjithë Shqipnisë si deri tashti.

Z.Benet Beci asht sukses-plotë në të gjitha projektet që ka realizu an e kand Atdheut. Kam bindjen që çdo qytet i Shqipnisë do ta lakmonte dhe do ta kishte prit me krahë hapun si birin e vet Benet Beci.
Shkodër-Loce voto Njeriun e Punës që të ka trokitë në derë, këtë personalitet të shquar, punë-plot e fjalë-pak.

Voto shkodranin Tand që iu tha gjithkund e çdo kush vetëm: PUNA E MBARË BENET BECI !
Çdo projekt i tij ofron zgjidhje, ofron perspektivë, ofron vizione kohore, ofron hapje me botën e qytetnueme, nga toka dhe nga uji, largpamësi.
Jo politikë, por qytetari !

Jo politikë, por për një jetë ma të mirë e të qytetnueme, siç e kishte dikur e Ndrituna në të gjithë drejtimet Shkodra jonë e lashtë e lindun me ndriçu!

Unë kam besim shumë të fort tek z.Benet Beci, nëpër qytete ku ka vu firm dora e tij njerzit vazhdojnë me e falenderu që projektet e tij u realizuan me suksese të padiskutueshme, e sa bukurisht.
I talentuem, e punëtor-si Ai!

Me bindje them se fort shpejt do ta falënderojmë njiheri Benet Becin në krye të Bashkisë së Shkodrës.
Me respektin e dashninë ma të madhe për Shkodrën tonë.
Fitore.