Kalaja e Shkodres 40 mijë turistë në 5 muaj, Podgorica: Është një shifër mbresëlënëse, është dyfishuar numri… 

Share your love

Kalaja e Rozafës ka shënuar një numër rekord vizitorësh nga periudha Janar-Maj. Sipas Drejtores Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, Besara Podgorica, gjatë kësaj periudhe kalanë e kanë frekuentuar  rreth 40 mijë vizitorë,  ku numrin më të lartë të tyre e mbajnë të huajt.  

“ – Është shumë bukur, sapo kam ardhur dhe jam nga Gjermania. Për mua është hera e parë që vizitoj kalanë e Shkodrës. Qenka me të vërtetë shumë interesante. Ndërtesa, struktura, muret dhe historiku i saj. Besoj se do të rikthehemi sërish.

  • Jam nga Korea, por jetojmë në Shkodër me bashshkëshorten. Ne vijmë vazhdimisht të vizitojmë kalanë, sepse na tërheq shumë e sidomos nga lart pamja është mahnitëse. Lumi Buna duket tepër bukur këtu nga lart.
  • Unë jetoj në Shkoder dhe jam nga Korea. E vizitojmë shpesh kalanë e Shkodrës. Njerëzit këtu janë shumë të dashur dhe ne tashmë jemi pjesë e Shkodrës. Ia kam sugjeruar vazhdimisht edhe miqve Shkodrën, është qendra e turizmit kulturor dhe historik”, – shprehen vizitorët.

Kalaja “Rozafa” është monumenti historik më antik i qytetit të Shkodrës, ku në muret rrethuese të saj përfshihen ndërtimet e katër periudhave: Balshajt, pushtimi venecian, pushtimi osman dhe ajo e Bushatlinjve. Kjo kala përbën një nga objektet kryesore turistike të qytetit.

Share your love