Kalaja “Rozafa” mahnit të huajt/ Numri i vizitorëvë është gjithnjë e në rritje në këtë atraksion turistik…

Kalaja e “Rozafës” po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorë dhe mbetet një nga  monumentet e kulturës  më te vizitueshme  nga  turistët  vendas dhe të  huaj. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës

“Unë vij nga Gjermania dhe jam për herë të parë në Shqipëri. Sot zgjodha për të vizituar Shkodrën dhe kalanë “Rozafa” e cila mendoj se është shumë e bukur.

Jam nga Hollanda. Këtu është shumë bukur, klima qenka shumë e mirë ndërsa pamja nga lart shumë mahnitëse. Kalaja më duket tepër e veçantë , ndërsa dua të veçoj njerëzit në Shqipëri. Janë tepër mikpritës, të gatshëm për të ndihmuar.

Për mua është hera e parë që e vizitoj kalanë e Shkodrës. Duhet thënë se është hera e parë për mua në Shqipëri. Kam ardhur pardje me gruan dhe fëmijët nga Belgjika direkt në Shkodër. Ja vlen të shijosh mrekullitë e këtij qyteti” , shprehen vizitorët.

Kalaja “Rozafa” është monumenti historik më antik i qytetit të Shkodrës, ku në muret rrethuese të saj përfshihen ndërtimet e katër periudhave: Balshajt, zotërimi venecian, pushtimi osman dhe ajo e Bushatlinjve. Kjo kala përbën një nga objektet kryesore turistike të qytetit.