Kampionati i vajzave U-17/ Vllaznia shpallet ekipi kampion për sezonin 2023/2024…

Është luajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit” finalja e madhe për titullin kampion 2023/2024 në Kampionatin e vajzave U-17, Tirana – Vllaznia.

Vajzat “kuqeblu” triumfuan nga penalltitë me rezultatin 6-5, duke u shpallur kampione të këtij edicioni.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Fillimisht Tirana gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 34-të të pjesës së parë.

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit Vllaznia barazoi rezultatin në të 87-ën.

Më pas të dyja ekipet ju drejtuan penalltive, aty ku vajzat “kuqeblu” u treguan më të sakta dhe fituan 6-5.

Në fund u organizua edhe ceremonia e titullit kampion.

Trajneri i Kombëtares A, Armir Grima, i dorëzoi titullin ekipit të Vllaznisë.