Kampionati Kombëtar i Futsal/ Vllaznia-Flamurtari, takohen në “Qazim Dervishi” për ndeshjen e parë të 2024…

Share your love

Ndeshja e parë e vitit 2024 për ekipin e futsallës Vllaznia do të jetë këtë të shtunë të datës 13 Janar, kur në orën 18:00, do të përballet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës me ekipin e flamurtarit të Vlorës.

Në prag të kësaj ndeshje, ka qënë drejtori teknik i Vllaznia Futsall, Arben Xhaferi që ka folur për atmosferën në kampin kuqeblu.Realisht, nisja e kampionatit nuk ka qënë e mirë për skuadrën kuqeblu, por pjesa e dytë e kampionatit pritet të jetë më pozitive.

E veçantë e futsallës kuqeblu është se krahas elementit të ri, në skuadrën e drfejtuar nga trajneri Bujar Celufaj, është afruar edhe ish futbollisti i Vllaznisë, Alsid Tafili.Ndeshjet e Vllaznisë në futsall janë ndjekur me interes nga tifozëria shkodrane, ndaj edhe në këtë ndeshje, drejtori Xhaferi shpreson se fansat kuqeblu nuk do të mungojnë në mbështetje të skuadrës.

Share your love