Kampionati kombëtar i futsalës, emocione pa fund në duelin Vllaznia-Flamurtari…

Ashtu si edhe në ndeshjet e mëparshme, emocionet kur luan Vllaznia e Futsallës janë të pranishme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Të tilla ishin edhe në supersfidën e mbrëmjes së dielë, ku që nga fillimi dhe deri në mbyllje të ndeshjes, tifozëria e pranishme ka shijuar rivalitetin e duelit Vllaznia-Flamurtari. Në mbyllje, me golin e sekondave të fundit shënuar nga Saimir Hyseni, kuqeblutë fitojnë 5-3.

Krahas Hysenit dhe Tafilit, që shënuan nga një gol, spikatjen më të madhe e bëri Besfort Gjoklaj që shënoi 3 gola.

Me këtë fitore, Vllaznia e futsallës mban vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me pikë të barabarta me Partizanin.