Kanosi një shtetase në celular, procedohet i riu në Shkodër…

DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 51 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër – Mes”, në fshatin Dragoç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili është përplasur me një karrocë që ishte ndaluar në anë të rrugës. Për pasojë, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 28 vjeç, banues në fshatin Alimetaj, pasi ka kanosur një shtetase, duke i dërguar mesazhe në celular.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. P., 37 vjeçe, banuese në fshatin Trush, pasi ka kryer punime pa lejen përkatëse, në banesën e babait të saj, shtetasit T. P., 64 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.