Këpucari i apasionuar pas zanatit/ Prej 58 vitesh Gëzim Podgoriçani ushtron profesionin e këpucarit…

Në një dyqan të vogël, të vendosur në një rrugicë në qytetin e Shkodrës,  Gëzim Podgoriçani merret me riparimin e këpucëve.

Prej 58 vitesh Gëzimi ushtron profesionin e këpucarit, falë të cilit ka mundur të mbajë familjen. Për të, ky zanat është pasion, por edhe mënyrë jetese.

Me dhimbje, Gëzimi konstaton se zanati i këpucarit është drejt zhdukjes dhe kjo për shkak se puna ka rënë ndjeshëm prej konkurencës nga tregu i rrobave të përdorura dhe fabrikat e këpucëve.

Zanatet vlerësoheshin nga të rinjtë deri pak vite më parë, ndërsa tani thuajse nuk kanë aspak interes.

Këpucari 75- vjeçar vijon të punojë çdo ditë, ndërsa  jep shembullin se zanatet duan përkushtim ,por edhe pasion.