KESH njoftim zyrtar, ja me sa meter kub po shkarkohet në Hece…

PËRDITËSIM I SITUATËS

Situata në kaskadën e lumit Drin, datë 28.01.2021, ora 08:00 ;

👉 Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

  • Hec Fierzë 290.58 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd )
  • Hec Koman 172.85 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd )
  • Hec Vau i Dejës 74.55 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )

Prodhimi në të tre Hec-et është :

  • Hec Fierzë, 8.400 MWh (ditor)
  • Hec Koman, 13.587 MWh (ditor)
  • Hec Vau i Dejës, 4.320 MWh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

👉 Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 975 m3/s.

👉Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

  • Hec Fierzë – 476 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
  • Hec Koman – 673 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
  • Hec Vau i Dejës – 441m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.

🟢 KESH do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.