Kishte kthyer lokalin në kazino, Policia e Shkodrës arreston 25 vjeçarin…

Malësi e Madhe/ Goditet një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali.

Vihet në pranga pronari i lokalit.

Sekuestrohen 3 makineri për lojëra fati.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontolleve për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se në një lokal zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, menjëherë është organizuar puna dhe është ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit Xh. L.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan 3 makineri që përdoreshin për të luajtur lojëra fati.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të lokalit, shtetasit Xh. L., 25 vjeç, banues në fshatin Goraj, Malësi e Madhe.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.