Klasikja Vllaznia-Tirana, surpriza para ndeshjes në “Loro Boriçi”…

𝐒𝐟𝐢𝐝𝐚 𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦ë𝐩𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐞 “𝐊𝐥𝐚𝐬𝐢𝐤𝐞𝐬” 𝐩𝐨 𝐚𝐟𝐫𝐨𝐧…
Për ta bërë edhe më të bukur dhe sa më festiv ambjentin, Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia kanë planifikuar që përpara ndeshjes, në stadiumin “Loro Boriçi” të bëhet edhe një parakalim me kuaj të racës arabe, kjo si pjesë e një projekti të Bashkisë për rikthimin e sportit të hipizmit që ka një traditë të hershme në qytetin tonë.

Por kjo nuk do të jetë surpriza e vetme. Të tjera ju presin ditën e shtunë prandaj duhet të jeni të pranishëm në stadium.

Për të mbështetur Vllazninë, por edhe për të shijuar spektaklin 🔴🔵