Komiteti Teknik i Ekspertëve për koronavirusin: S’ka kthim pas, shtyhet hapja e transportit publik

Shpërndaje

Kryetarja e Komitetit Teknik Të Ekspertëve, Mira Rakacolli, në një komunikim për mediat bëri të ditur se pavarësisht shifrave, situata e pandemisë në vendin tonë është nën kontroll dhe për këtë arsye nuk do të ketë kthim te karantina, por theksoi se do të shtyhet me një javë hapja e transportit publik, i cili ishte parashikuar të rikthehej këtë të hënë.

“Është bërë mbledhja e komitetit të ekspertëve. Është vlerësuar se kjo rritje e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës dhe moszbatimit të rregullave.

Gjithsesi, komiteti teknik vlerëson se situate është krejtësisht e kontrolluar. Kemi vendosur të mos ketë kthim mbrapa sa i përket karantinimit. Gjithsesi, kemi vendosur të shtyhet për një javë hapja e transportit publik”, u shpreh Rakacolli.

Shpërndaje