Kompleks i ri sportiv në Shkodër, ja kush do kontribuojë për ndërtimin e tij…

Share your love

Ne maj te ketij viti, vetem pak dite perpara zgjedhjeve te pushtetit lokal, kandidati per postin e kryetarit te Bashkise Shkoder Benet Beci pranoi te firmoste “Paktin për Zhvillimin e Futbollit në Shkodër 2023 – 2027”, te propozuar nga Klubi i Futbollit Vllaznia.

Si rrjedhoje, firmosja e tij dhe marrja persiper ne rast zgjedhje ne kete post, u be prej z. Beci dhe presidentit te KF Vllaznia Alban Xhaferi, permes nje takimi te organizuar ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” ku moren pjese edhe sportiste, trajnere, veterane te futbollit por edhe sportdashes.

Njeriu qe e firmosi kete pakt i fitoi zgjedhjet dhe sigurisht qe tashme te gjithe presin mbajtjen e premtimit dhe njera prej pikave me te rendesishme te ketij Pakti ishte ajo e ndertimit ne nje kompleksi te ri sportiv. Behet fjale pikerisht per piken 1 ku shkruhej: “Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, Shoqaten Rajonale
te Futbollit, Klubin e Futbollit Vllaznia dhe partnerë të tjerë potencial, do të asistoje ndermjet ofrimit te tokes falas per ndërtimin e një kompleks sportiv, hotelerie dhe shërbimesh ku përfshihen minimumi 5 deri në 10 fusha sportive sintetike dhe me bar natyral, të cilat do të shërbejnë për organizimin e kampionateve mes shkollave, kampionate mes
lagjesh apo edhe si ambjente stërvitjeje për ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia të djemve dhe të vajzave dhe ekipet e para. Ky projekt duhet te fillohet te implementohet brenda vitit 2023-2024”.

Dhe gjasat jane qe kjo gje te filloje te behet realitet. Gazeta “Shkodra Sport” edhe mbreme ka shkruar ne lidhje me kete gje, duke iu referuar deklarates se kryeministrit Rama ne viziten e tij para dy ditesh ne qytetin tone kur shprehej se zona tek Ish- Uzina e Telave do te shnderrohet ne nje kompleks sportiv.

Gazeta meson se ne fakt bisedimet kane kohe qe kane nisur dhe ne te eshte perfshire edhe Klubi i Futbollit Vllaznia e po ashtu edhe Federata Shqiptare e Futbollit. E vetmja gje qe ka mbetur per ta vene ne levizje realizimin e ketij projekti eshte mbledhja e Qeverise dhe miratimi me VKM i kalimit te pronesise se kesaj toke tek ish- Uzina e Telave qe aktualisht eshte e shtetit tek Bashkia Shkoder.

Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se Bashkia ne kete projekt do te ofroje token, Federata Shqiptare e Futbollit do te ofroje investimin per ndertimin e fushave ne kuadrin e projektit “100 Fushat”, ndersa Klubi i Futbollit Vllaznia infrastrukturen mbeshtetese (hotelerine).

Kur do te nise puna? Palet jane te interesuar per ta bere shume shpejt sepse gjithçka duhet te jete e perfunduar deri ne pranveren e vitit 2025, sepse siç dihet ne qershorin e atij ne Shqiperi dhe kuptohet edhe ne Shkoder do te luhen ndeshjet finale te Kampionatit Europian U17.

Por ekipet finaliste qe do t’i luajne ndeshjet e saj ne Shkoder, duan edhe fusha stervitje ne kushte bashkekohore. Kujtojme qe pak dite me pare ka qene per vizite pune edhe ne qytetin tone nje delegacion i UEFA-s dhe sigurisht qe pike te dobet te organizimit ka shkruar mungesen e fushave te stervitjes. Prandaj dhe shpresat jane qe ky projekt te nise nga puna shume shpejt./SHKODRA-SPORT.COM/

Share your love