Koncert poetik në teatrin “Migjeni”/ Regjisorja Justina Aliaj bëri të ditura detajet në konferencën për mediat…

Në teatrin “Migjeni” do të organizohet mbrëmja e veçantë e një koncerti poetik me kolosët e poezisë shqipe. Detajet i bëri të ditura, regjisorja e këtij eventi, Justina Aliaj gjatë një konference për mediat e pranishme.

Poezia do të vijë e ndërthurur së bashku me muzikën ndërsa do të interpretohet nga aktorët e teatrit “Migjeni”.

Provat për koncertin poetik kanë nisur ndërsa ai pritet të mbahet në datën 16 maj.