Kontratë vdekje me mbi 300 mijë euro, për të vrarë Hajrulla. Shkodrani tregon planin. Në kërkim dy djem xhaxhallarësh…

Share your love

Një rëfim i dhënë pak muaj më parë nga një person i kapur në muajin Gusht 2023 në Vlorë, gati për të bërë vrasjen e Ines Hajrulla, ka çuar një ditë më parë në arrestimin e një personi i kamofluar me tre emra të ndryshëm si dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë.

Lidhur me këtë ngjarje një muaj më parë “Ora News” paralajmëroi se njeriu që ishte penduar dhe kishte folur në SPAK për vrasjen e Inez Hajrulla dhe disa personave të tjerë, është Amarildo Nikolli alias Xhanej.

Nikolli ka treguar se ishte kontraktuar nga dy djem xhaxhallarësh me inicialet L.Z dhe E.Z si dhe nga shtetasi i arrestuar me tre emra, Muharrem Koroveshi, alias Ismailaj dhe Myftaraj.

Të tre personat i përkasin një grupi kriminal, i cili kishte premtuar një shumë financiare që besohet se është diku tek 300 mijë euro me qëllimin e vetëm vrasjen e Inez Hajrulla, në fillim të muajit Gusht 2023 në Vlorë.

Grupi kishte siguruar armët, mjetet e largimit dhe njëherësh garantuar strehimin e vrasësve me pagesë.

Në momentin e arrestimit nga policia e Vlorës, dy kushërinjtë ishin në ambjentet e një pasticcerie në zonën e “Lungomares” në Vlorë.

L.Z dhe E.Z, shoqëronin shkodranin Nikolli, duke e afruar pranë zonës së quajtur “Oslo”, teritor ky që kontrollohet nga grupi i drejtuar nga Inez Hajrulla.

Në momentin kur ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar Amarildo Nikollin, dy kushërinjtë kanë mundur të largohen me vrap duke mos u arrestuar nga policia. 

Fillimisht çështja ndaj Nikollit u trajtua nga Gjykata e Vlorës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërsa informacionet paraprake tregonin se Amarildo Nikolli, kishte udhëtuar nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë në qytetin e Vlorës.

Ditën e arrestimit Nikolli ndodhej i shoqëruar në ambientet e një Pasticcerie në “Lungomare” me dy persona të tjerë të cilët mundën ti shpëtojnë kapjes nga policia lokale.

Por teksa ka qëndruar disa muaj në hetim në policinë dhe prokurorinë e Vlorës, kjo e fundit pak kohë më parë ka shpallur moskompetencën dhe rastin e Amarildo Nikollit, ja ka çuar për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.

Prokuroria speciale ka nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Ai tashmë është kthyer në bashkëpuntor i prokurorisë SPAK, duke treguar veprimtarinë kriminale që ka kryer në Vlorë dhe bisedat që kryenin me personat e shpallur në kërkim për vrasjet me pagesë.

Share your love