KQZ i jep mandatin, Plarent Ndreca zëvendëson Ahmetajn si deputet i PS…

Plarent Ndreca do të jetë deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. KQZ vendosi sot t’i japë mandatin juristit Plarent Ndreca.

Pasi Ndreca rezultoi i pastër në formularin e dekriminalizimit, kyekomisoneri Ilirjan Celibashi mori vendimin për t’i dhënë mandatin, ndërsa më pas ai duhet të betohet së senacë plenare.

“Nuk verifikohet që të ketë kushte për mos zgjedhjen e tij si deputet në Kuvend, kështu vendos dhënien e mandatit zotit Plarent Ndreca”, tha Celibashi.

Pasi Dallëndyshe Bici refuzoi të marrë mandatin e deputetes, ai i kaloi Ndrecës i cili mori 4008 vota preferenciale në zgjedhjet parlamentare 2021.

Ndreca do të zëvendësojë Arben Ahmetajn, pasi ky i fundit mungoi 6 muaj për shkak se është në arrati. Ahmetaj është në hetim për korrupsion pastrim parash e fshehje pasurie në lidhje me dosjen e inceneratorëve e ndaj tij është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.