Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqitet në SPAK…

Çështje të hapura për Metën në SPAK, siç është ajo për CEZ-DIA, lobimi me SHBA dhe një kallëzim që ka të bëjë me shpenzimet në një klinikë në Vjenë nga Monika Kryemadhi.

Ish-presidenti i Republikës, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, ndërsa mësohet se Meta do të dëshmojë për çështjen ÇEZ-DIA.

Burime bëjnë me dije se ka disa çështje të hapura për Metën në SPAK, siç është ajo për CEZ-DIA, lobimi me SHBA dhe një kallëzim që ka të bëjë me shpenzimet në një klinikë në Vjenë nga Monika Kryemadhi.

Këto çështje janë bashkuar në një të vetme. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Meta shkon në SPAK.