Kreu i Tatimeve Ceno Klosi në hetim nga SPAK…

Share your love

SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi. Zyrtari i lartë, një prej njerëzve më të afërt të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve. Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare për ‘News 24’ se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria

Share your love