Krijohet Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore…

Share your love

“Krijohet Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore, Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, Parku Natyror “Lugina e Shalës”, Parku Natyror “Munellë”,Rezervat Natyror i Menaxhuar “Liqeni i Shkodrës” dhe Peisazhi Ujor Tokësor i Mbrojtur “Lumi Buna me territoret ligatinore përreth tij.

Në cilësinë e Kryetarit të Komitetit, në takimin e parë koordinuar nga @adzm_shkoder diskutuam qëllimin, funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë me të cilat ngarkohet çdo anëtar i këtij komiteti në bazë të VKM-së përkatëse.

Theksova rëndësinë e hartimit të planeve të menaxhimit të zonave të mbrojtura, paketën e parashikuar të investimeve dedikuar këtyre zonave duke mbajtur parasysh nevojën dhe domosdoshmërinë e realizimit të projekteve infrastrukturore të harmonizuara ndaj mjedisit dhe favorizimin e elementeve turistikë nëpërmjet promovimit të vazhdueshëm të tyre me mënyrat dhe rrugët e reja të komunikimit me publikun.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKZM-së znj. Daniel Pirushi gjatë fjalës së saj, vlerësoj rëndësinë që kanë këto zona në zhvillimin e ekonomisë së komunitetit përmes përdorimit të qendrueshëm të resurseve natyrore!
Tryzën e diskutimit e pasuruan idetë dhe studimet ndër vite të organizatave mjedisore me fokus Liqenin e Shkodrës, ku kërkova bashkëpunim të ngushtë të Administratës së Zonave të Mbrojtura me institucionet anëtare dhe organizmat e shoqërisë civile në mënyrë që të bëhet i mundur parandalimi i dëmtimit të kësaj trashëgimie mjedisore.

Në përfundim falenderova të gjithë të pranishmit për punën e bërë dhe bashkëpunimin e treguar, dhe nevojën për vëmendje të shtuar dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërinstitucional në drejtim të zbatimit të planeve të menaxhimi”, shkruan Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni.

Share your love