Krijohet Ndërmarrja e Sherbimeve dhe Punëve Publike në Bashkinë Shkodër, zëvendëson drejtorinë aktuale…

Shpërndaje

Nga 1 janari 2024, do të nisë funksionimin Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike në Bashkinë e Shkodrës. Ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka miratuar me 38 vota propozimin e administratës bashkiake Beci.

Pro krijimit të kësaj ndërmarrje, e cila rikthen ndërmarrjen publike që dikur quhej “Komunalja”, kanë votuar të gjithë këshilltarët e pranishëm, me përjashtim të këshilltarëve të “Bashkë Fitojmë”.

Kjo ndërmarrja do të zëvendësojë Drejtorinë e Sherbimeve Publike, e cila aktualisht është pjesë e Bashkisë Shkodër, ndërsa nga 1 janar 2024, do të shkrihet për tu zëvendësuar nga ndërmarrja që u miratua sot.

Ndërmarrja në total do të ketë 105 punonjës, të cilët do të jenë në sherbim të qytetarëve për të gjitha nevojat, duke nisur nga ndriçimi publik, mirëmbajtja e rrugëve e trotuarave, monitorimi i evadimit të mbetjeve urbane etj.

Shpërndaje