Kryebashkiaku Beci publikon shkrimin e “Corriere Della Sera” : Shkodra nje destinacion per t’u vizuar…

“Corriere Della Sera” gazeta e njohur italiane, rendit Shkodrën mes destinacioneve për t’u vizituar nga turistët për 2024-ën.

“Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi , kishat, xhamitë dhe kalaja e madhe e Rozafës ia vlen të vizitohen. Peisazhe që ndjekin njëra-tjetrën derisa të arrini në Valbonë, ndalesa ideale për të apasionuarit pas ecjes”- shkruan gazeta italiane që fton turistët të vizitojnë Shkodrën dhe Shqipërinë.