![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Takimi Rama-Fidan është realizuar në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve të tjerë nga të dyja vendet.
Gjatë ditës së sotme, kryediplomati turk u takua edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndërsa do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.